Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë në takimin e zhvilluar me presidenten Vjosa
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka thënë se veprimi i shpejtë në këtë aspekt është i domosdoshëm.
Ai ka shtuar se interesi shtetëror është më i rëndësishëm sesa politikat partiake.
“Në takimin me presidenten Osmani shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm - punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikave partiake”, ka shkruar Rohde.