Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rogana e Kamenicës në hall me mbeturinat, mbetje të kafshëve hedhen në afërsi të lumit

Pamje të tilla mund të hasen shumë afër qendrës së fshatit Roganë të komunës së Kamenicës.

Lumi i cili edhe vendos kufirin e fshatit Roganë dhe Hogosht, është i mbushur me mbeturina, ku kryesisht dominojnë shishet e plastikës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në një vend tjetër në po këtë fshat, shihen edhe mbetje të kafshëve, e që për banorët është veprim jo i drejtë.

Banorët e këtij fshati e konsiderojnë këtë si krim ndaj mjedisit.

Zyrtarë nga komuna e Kamenicës thonë se të gjithë inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë shpërndarë gjoba për hedhjen e mbetjeve të kafshëve.

Tutje, ai tregon se pavarësisht vetëdijesimit të njerëzve për mos-hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara për këtë, janë duke punuar për eliminimin e tyre.

Pas festës së Kurban Bajramit, qytetarët nga komuna të ndryshme të Kosovës, kanë hedhur mbetjet e kurbaneve në vende të ndryshme.