Me nderime shtetërore janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.
Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, u bë në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, në varrezat në Jashanicë të Klinës u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.
Ceremonitë e rivarrimit të martirëve të tjerë vazhduan menjëherë pas të parave. Rivarrimi i viktimës Vehbi (Pajazit) Halilaj u bë në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë. Mbetjet mortore të Mentor (Maliq) Kryeziu u rivarrosën në Bubavec të Malishevës.
Rivarrimi i mbetjeve mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu ishte bërë më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.