Vetëm një nga 120 kandidatët për deputetë që siguruan mandatet, pas rinumërimit do të mbetet jashtë Kuvendit. Është ministri në detyrë, Fikrim Damka, meqë ka rezultuar se rrejshëm i janë përshkruar vota, në raport me një bashkëpartiake. Bazuar në rezultate, 27 deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbeten jashtë Kuvendit
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas procesit disa javor të rinumërimit, janë qartësuar edhe emrat e përfaqësuesve të popullit që fituan ulëse në legjislaturën e dhjetë.
Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila siguroi 51.10 për qind të votave, do të ketë gjithsej 57 deputetë.
Partia Demokratike është e dyta me 22 deputetë, pasuar nga Lidhja Demokratike, që do të ketë 15 ligjvënës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që do t’i ketë 6 deputetë.
Listës Serbe do t’i takojnë nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. Deputeti i dhjetë i takon Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, të Nenad Rashiqit.
Bazuar në rezultatet përfundimtare, shumicën e ulëseve në legjislaturën e dhjetë do t’i zënë deputetë që kanë qenë edhe në të mëparshmen.
E 27 deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Nga LVV-ja jashtë mbeten Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi, Bajram Mavriqi e Bylbyl Sokoli.
Nga PDK-ja, nuk kanë mundur tëhyjnë në Kuvend Abelard Tahiri, Rashit Qalaj, Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Eliza Hoxha e Kosovare Murseli.
Prej LDK-së, mandat të ri nuk kanë siguruar Arben Gashi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Arjeta Abazi e Paris Guri.
Nga AAK-ja që ishte në koalicion me Nismën, jashtë Kuvendit kanë mbetur Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.
Nga komuniteti serb dhe grupi multietnik nuk do të jenë 4 deputetë.
Vetëm një nga 120 kandidatët për deputetë që siguruan mandatet, pas rinumërimit do të mbetet jashtë. Është ministri në detyrë, Fikrim Damka, meqë ka rezultuar se rrejshëm i janë përshkruar vota, në raport me kandidaten Fatma Taçi.
Sipas rezultateve aktuale Kuvendi do të ketë 37 gra.
Kuota gjinore ka lënë pa ulëse disa deputetë burra në PDK dhe AAK.
Në Lëvizjen Vetëvendosje sipas kuotës gjinore 18 gra duhet të kenë ulëse, mirëpo në këtë parti, pa kuotë, mandate kanë siguruar 21 gra. E, në LDK të 5 gratëtë i siguruan mandatet pa ndihmën e kuotës.
Deri tash kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deputeti më i votuar me mbi 400 mijë vota. Pas tij është Glauk Konjufca me mbi 318 mijë e Albulena Haxhiu me 174 mijë.
Në PDK prin Bedri Hamza me mbi 161 mijë vota, i cili pasohet nga Arian Tahiri me mbi 72 mijë e Përparim Gruda me mbi 66 mijë.
Nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 88 mijë vota. Pas tij është Hykmete Bajrami me mbi 57 mijë vota e Ukë Rugova me mbi 49 mijë.
Treshen e AAK-së e përbëjnë Ramush Haradinaj me mbi 43 mijë, Daut Haradinaj e Besnik Tahiri me mbi 26 mijë vota.
Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka thyer edhe rekordin që e vendosi në 2021-n, për numrin e votave të siguruara.