Arbëri

Rinis operimin Njësia B2

kek

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore dhe ka startuar me sukses me rrjetin rreth orës 20:26.

Rifillimi i operimit të Njësisë B2, sipas KEK-ut, do ta garantojë vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. 

“KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur, të cilët mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale. Korporata mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe besueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.