Është hera e tretë që kjo mini-bibliotekë në Lagjen e Spitalit, është rifunksionalizuar, ndonëse në një lokacion tjetër.
Në këtë lagje dhe në lagje të tjera të kryeqytetit, disa herë, këto mini-biblioteka janë dëmtuar nga persona që ende nuk janë identifikuar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, pavarësisht dëmeve, nën moton “Sill një libër, merr një tjetër”, ka vazhduar hapja e mini-bibliotekave në lagjet e Prishtinës.
Qytetarët shpresojnë që ndryshimi i lokacionit do të ndikojë që të njëjtat mos të dëmtohen sërish.
Në tërë Prishtinën janë vendosur 11 mini-biblioteka, ndërkaq ideatorët njoftuan se të enjten do të vendoset edhe një tjetër.