Eksperti i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka thënë se përtej qëndrimeve politike, asnjë Qeveri deri më tani nuk ka ftuar ekspertët kompetent që të bëhen analiza më të gjera për fushën e energjisë.
Rexhepi në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se megjithatë heshtja në raport me projektin e gazit amerikan është shqetësuese. Eksperti Rexhepi ka potencuar se Amerika është aleat strategjik dhe si i tillë nuk guxojmë të largohemi nga objektivat e përbashkëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di në prapaskenë çka ndodhë sepse është temë shumë strategjike për ne. Nuk e dimë në prapavijë a diskutohet nga Qeveria me ekspertë përkatës në fushën e energjisë, ekonomisë e ambientit sepse këto janë fushat që e përmbledhin këtë projekt. E shoh që ka një heshtje dhe ende nuk po shoh një miratim të plotë. Kjo është shqetësuese. Ne e kemi aleat të padiskutueshëm Amerikën dhe nuk guxojmë të ikim nga objektiva strategjike dhe amerikane”, ka thënë Rexhepi.
Eksperti i fushës së energjisë, ka vlerësuar se Kosova nuk humb asgjë nëse lidhet në projektin e gazit amerikan, për të cilin e përsëriti se është shumë strategjik për shtetin e Kosovës.
Së fundmi është bërë thirrje që institucionet e Kosovës të veprojnë shpejt për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar si të domosdoshëm për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik.
Madje, nga odat ekonomike në Kosovës është thënë se refuzimi i gazit amerikan mund të ndikojë negativisht në partneritetin me SHBA-në.
Kosova ka refuzuar të investojë rreth 200 milionë dollarë amerikanë në infrastrukturën e gazit përmes programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe i ka devijuar fondet në sistemet e ruajtjes së energjisë në bateri.