Mot me reshje shiu dhe bore do të mbizotërojë në fundjavë në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të shtunën, 29 nëntor, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë e në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë celsius.
Ndërkaq një ditë më pas, të dielën, parashihet mot i vranët me temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 2-5 gradë celsius.
Tabela e motit për këto dy ditë:
