Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re, teksa ka konfirmuar se do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti.
Në hyrje të Kuvendit për seancën konstituive, Rashiq që ka siguruar një nga 10 ulëset e dedikuara për komunitetin serb, ka thënë se nuk e di nëse deputetes Duda Balje i është ofruar ndonjë post qeveritar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashiq në Qeverinë Kurti 2 ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë siguruar 48 ulëse në Kuvend. Për të siguruar shumicën u duhen 61 ulëse. Ende s’dihet saktësisht sa vota nga komunitetet joserbe i ka siguruar, ndërsa s’ka zyrtarizuar ndonjë koalicion me parti tjera shqiptare.