Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar mosthirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si “papërgjegjësi totale”.
Ramadani në një status në Facebook ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye normale që konstituimi i Kuvendit të vonohet, duke pretenduar se pas kësaj vonese qëndron një qëllim për bllokim të institucioneve.
“Konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë arsye normale të vonohet. I vetmi plan prapa kësaj vonese është bllokada”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka shtuar se mungesa e veprimeve për funksionalizimin e Kuvendit tregon, sipas tij, mungesë vullneti për funksionimin e shtetit.
“Kanë kaluar mbi 10 ditë që janë certifikuar rezultatet, ndërsa këta po luajnë hajgare me shtetin”, ka deklaruar Ramadani, duke kërkuar që të thirret sa më shpejt seanca e Kuvendit për konstituim.
-
Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje
-
Rrustemi: Po i japim kohë bisedimeve, prandaj s’po thirret seanca konstituive
-
Burim Ramadani i ribashkohet listës së AAK-së
-
Rashiqi vlerëson se Kuvendi nuk është i konstituuar
-
Zemaj: E gjithë bllokada lidhet rreth formimit të qeverisë, VV-ja s’i ka numrat