Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama zëvendëson Sokol Havollin me Zyhrije Pllanën në krye të Drejtorisë së Investimeve Kapitale

Perpa

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana, pozitë të cilën deri tash e ka mbajtur Sokol Havolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka shkruar se Pllana ka kontribuuar me profesionalizëm në procese kyç të kryeqytetit, kurse për Havollin ka uruar "suksese në rrugëtimin e tij profesional".

“Zyhrije Pllana emërohet në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore. Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, ka shkruar ai. “Njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havolli për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani. Havollit i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”.

KOHA ka kontaktuar Havollin për të marrë koment lidhur me lajmin dhe posa të përgjigjet teksti do të përditësohet.