Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar subvencionimin e pagave të punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”. Në propozimvendim thuhet se shuma e mjeteve është 300,000 euro, shumë kjo e siguruar nga “kodi ekonomik Subvencione dhe Transfere për Administratë”.
Por, kjo është kundërshtuar nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla. Ai ka thënë se po keqpërdoret buxheti i komunës.
“Me taksa te qytetareve, me u subvencionu pagat. Edhe me pagu faturen per mbeturina, edhe me taksa me ja pagu pagat. Plus: Duhet me pyet ne ministri te Financave a është e ligjshme me subvencionu paga? Dmth, jo projekte ose pajisje, po paga? Plus: Ma shume se 30 veta te punësuar ne administrate te Pastrimit veç prej janarit deri sot, e ne anën tjetër, nuk kane pare për paga. Keqpërdorim i buxhetit prej komunës dhe keqmenaxhim i ndërmarrjes prej menaxhmentit aktual te Pastrimit - e qershia mbi torte, qytetit i papastër”, ka thënë Sveçla.
