Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova s’gjen askund një mik më të mirë se presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan gjendet në vizitë në Tiranë ku janë nënshkruar disa marrëveshje. Pas Shqipërisë ai do të niset në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me Parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët si Turqia dhe presidenti Erdogan, Republika e Kosovës s’gjen dot asgjëkund. Ndajmë shqetësimin që situata mes dyja shteteve duhet të përmirësohet. Dialogu duhet të përparojë”, ka thënë Rama në konferencë për media.