Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, Manastirliu në vend të Veliajt

Edi Rama & Ogerta Manastirliu

Edi Rama & Ogerta Manastirliu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidaten e Partisë Socialiste.

Në Asamblenë e PS-së që po mbahen të enjten ku edhe do ta njoftojë përbërjen e qeverisë së re, Rama u shpreh se sot duhet marrë një vendim politik për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, ka thënë ai, duke propozuar Manastirliun si kandidate.

Manastirliu ka shërbyer si ministre deri tash.

Tirana udhëhiqej nga Erion Veliaj i PS-së deri në shkurt të këtij viti – pasi kishte fituar tre mandate radhazi. Por ai u arrestua në shkurt shkaku i akuzave për korrupsion, që përfshijnë të paktën 1.1 milion euro fonde publike. Ai akuzohet se u kishte dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme. Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për të dhe shumë shpejt pritet të nisë gjykimi.

Rama zbulon emrat e kabinetit të ri qeveritar

6 muaj më parë / 11 sht 2025 13:09
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar emrat e kabinetit të ri qeveritar gjatë një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste të enjten në Tiranë.

Rama po përgatitet të hyjë në mandatin e katërt si kryeministër.

Ai ka njoftuar se Niko Peleshi do të jetë kryetar i Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu si nënkryetare. Taulant Balla do ta udhëheqë grupin parlamentar të PS-së.

Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 4”:

Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë - Belinda Balluku.

Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu

Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministria e Financave – Petrit Malaj

Ministria e Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit dhe Sportit – Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit - Delina Ibrahmiaj

Ministria e Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministria e Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministria e Bujqësisë – Andis Salla

Ministria e Pushtetit Vendor - Ervin Demo

Ministria për Marrëdhënie me Parlamentin - Toni Gogu.