Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama ka shkruar në Facebook se telefonata ishte prekëse, teksa shtoi se komandanti ishte në formën e vet më të mirë.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, u shpreh Rama.
Thaçi po gjykohet në Hagë për krime lufte.