Donjeta Dragusha është liruar nga pozita e drejtoreshës së Bujqësisë në Komunën e Prishtinës. Vendimin për të e ka marrë të hënën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Derisa në vendim nuk përmenden arsyet e lirimit nga kjo pozitë, KOHA merr vesh se ajo është “rehatuar” në ngrohtoren e qytetit “Termokos”.
Punësimin e saj në këtë ndërmarrje publike komunale e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i saj, Fisnik Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë punësim i rregullt përmes konkursit dhe ajo është punësuar në Departamentin e Financave”, ka thënë Osmani.
Rama në të njëjtën ditë ka liruar pa arsye nga pozita edhe drejtorin e Kadastrës, Vigan Kastrati.