Arbëri

Rahoveci shpërblen me 50 euro denoncuesit e ndotjes së mjedisit

Rahoveci - berllok

Komuna e Rahovecit ka shpërblyer me 50 euro një qytetar i cili ka raportuar ndotjen e mjedisit në këtë komunë.

“Një qytetar i ndërgjegjshëm, një veprim i thjeshtë, por me domethënie të madhe për të gjithë ne. Sot, kemi shpërblyer një qytetar që raportoi ndotjen e mjedisit në komunën tonë. Ky gjest nuk është vetëm simbolik, por një thirrje që të bashkohemi të gjithë në mbrojtjen e mjedisit. Këtë praktikë do ta vazhdojmë sepse vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër”, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi në Facebook të martën.

Vendimi i Komunës për t’i shpërblyer qytetarët që raportojnë rastet e ndotjes dhe degradimit të mjedisit, është vlerësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Kjo është një praktikë e mirë drejt inkurajimit të qytetarëve për t’u bërë pjesë aktive e mbrojtjes së mjedisit dhe për të ndërtuar bashkë një ambient më të pastër”, thuhet në një reagim të KDI-së në Facebook.