Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.
Në nisjen e bllokadës nëpër hyrjet që çojnë në kryeqytet, Rafuna ka thënë para mediave se ky vendim çon në rritje të energjisë elektrike, rënie të prodhimit e reduktim të vendeve të punës.
“Bizneset me dhunë po detyrohet të dalin në tregun e lirë, por me dalje bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Do të ndodhë që të rritet produkti, rritet shërbimet, dhe do bie prodhimi dhe do reduktohet vendet e punës. Jemi detyru të dalim të protestojmë. Institucionet të reflektojnë”, ka thënë ai.
Rafuna ka theksuar se bizneset po kërkojnë vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë
“Kemi kërkuar një vit që të përgatitet tregu dhe biznesi. Ne nuk kemi pasur fazë të tranzicionit, në mars na ka ardhur kërkesa dhe brenda dy muajve ju duhet me dalë më dhunë. Në tregun e lirë dilet me vullnetin e lirë të bizneseve”, ka potencuar Rafuna
