Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetari nga Shtimja gjen një shumë të parave, e dorëzon në Polici

Euro

Foto ilustrim

Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar të parave në një lokal dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia njoftoi se V.Pajaziti, 35-vjeçar, e ka dorëzuar kuletën më 4 tetor, derisa ende s’është gjetur pronari i shumës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datën 04.10.2024 rreth orës 14:00 qytetari V.Pajaziti i moshës 35 vjeçar nga Shtimja , në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime. Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-16:00 dhe t’i tërheqë paratë e humbura”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet e kanë falënderuar qytetarin për veprimin.