Pronarët e tokave në Dardhishtë të Obiliqit e kanë kushtëzuar realizimin e projektit të ndërtimit të “Parkut Fotovoltaik”. Ata kanë kërkuar nga KEK-u fillimisht realizimin e disa kërkesave të tyre. Në një njoftim të Zyrës për informim të Komunës, është bërë e ditur se për shkak të mospajtimit të këtyre qytetarëve është ndërprerë edhe dëgjimi publik që ishte organizuar nga Ministria e Mjedisit.
“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti i Shpronësimit gjatë ditës së sotme ka planifikuar të mbajë dëgjim publik me qytetarët e Komunës së Obiliqit. Qëllimi i këtij dëgjimi publik ishte shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotuesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik’ për nevojat të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në zonën Kadastrale Dardhishtë”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëpo, ky prezantim nuk u realizua sepse qytetarët të revoltuar me KEK-un, fillimisht i paraqitën kërkesat e tyre të kamotshme e të cilat deri më tani nuk janë realizuar. Qytetarët nuk japin pëlqim për realizimin e këtij projekti, pa u realizuar kërkesat e tyre: Brezi i gjelbër; Rripi i sigurisë në fshatin Dardhishtë; Parku i gjelbër në Dardhishtë i prezantuar nga KEK-u dhe Banka Botërore; Investimet në komunitet; Respektimi i Ligjit për Obiliqin; Punësimi; Liqeni i kaltër dhe Shpronësimi i fshatit Hade”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, kërkesat e këtyre qytetarëve janë të arsyeshme.