Qytetarët janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për protestën kundër Gjykatës Speciale, e cila do të nisë në orën 17:00.
Protesta është organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë ankuar në këtë gjykatë, pasi, sipas tyre, po synon ta rishkruajë historinë. Protesta është mbështetur edhe nga personalitete që patën ndikim në themelimin e gjykatës.
Të mërkurën nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që protesta të jetë e qetë, por masive.
Në gusht të vitit 2015 Kuvendi votoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara. Atëkohë vendi qeverisej nga koalicioni PDK-LDK.