Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qytetarët e Drenasit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.
Kompania ka shkruar në Facebook se furnizimi me ujë do të kthehet sapo të lëshohet energjia elektrike.
“Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Bivolak, qytetarët e Drenasit mbesin pa furnizim me ujë deri në momentin e lëshimit të energjisë elektrike, thuhet në njoftimin e “Prishtinës” në Facebook.
Nuk është bërë e ditur se kur pritet të kthehet energjia elektrike.