Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeverisja lokale në veri, temë e Lajçakut dhe zyrtarit të KiE-së në Strasburg

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të mërkurën një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori.

Lajçaku ka thënë se gjatë këtij takimi të zhvilluar në Strasburg, temë diskutimi ishte forcimi i qeverisjes lokale në veri të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Derisa isha në Strasburg diskutova me Mathieu Morin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës se si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.