Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë mënyrën e kufizimit të lëvizjes së lirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu, ka thënë se për momentin nuk e dinë ende saktë se cili do të jetë plani për menaxhimin e situatës, por Përparim Kryeziu shton se ai do të merret pasi të publikohet dhe të analizohet në tërësi aktgjykimi, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë, ashtu siç e parasheh edhe aktgjykimi i Kushtetueses se vendimi hyn në fuqi më 13 prill, Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’i zbatojnë masat e kufizimit të lëvizjes deri në atë datë kur edhe është në fuqi vendimi.
Por juristët thonë se Qeveria ka dy mundësi që pas 13 prillit të kufizojë lëvizjen e qytetarëve, njëra përmes Ligjit për sëmundjet ngjitëse ose shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Qeveria e ka shkelur Kushtetutën me vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe të automjeteve në orare të caktuara.
Vendimi u mor bazuar në ankesën që në këtë institucion e dorëzoi presidenti Hashim Thaçi.
Sipas aktgjykimit, vendimi i Qeverisë nuk ishte në përputhje me nenet 55, 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës sa u përket të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe privatësisë së qytetarëve.
Ndërkaq shkaku i situatës së pandemisë Kushtetuesja e ka lënë 13 prillin si datë të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.
Kurse, bazuar në nenin 41 të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, ndalimi i qarkullimit parashihet vetëm në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të infektuara dhe jo në gjithë vendin.