Arbëri

Qeveria në detyrë shpronëson disa prona, Kurti: Po bëhet për investime e projekte në komunat e Kosovës

Mbledhja e Qeverisë

Foto: Driton Paçarada

Qeveria në detyrë e Kosovës, e mbledhjen e mbajtur të premten ka marrë vendime për shpronësim të disa pronave në disa komuna të Kosovës. 

Në fillim të mbledhjes kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të marrin një varg vendimesh, që sipas tij, kanë të bëjnë me investime e projekte infrastrukturore në komunat e Kosovës.

“Kemi në rend dite vendimin për shpronësimin e pronave nga realizimi i projektit të banimit të përballueshëm deh social në Podujevë, aty po ndërtohen dy ndërtesa me 133 njësi banesore, prej të cilave 1-6 janë të dedikuara për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social”, është shprehur Kurti. 

Ai ka thënë se në Ferizaj po bëjmë shpronësimin e pronave që menaxhohen nga AKP-ja për ndërtimin e qendrës për sport dhe kulturë, ndërkohë që në komunën e Prizrenit, ka theksuar se po i shpronësojnë disa prona për realizimin e projektit për objekte edukativo-arsimore dhe sportive. 

“Në Suharekë po vazhdojnë procedurat për shpronësim, duke i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtitsht që e lidh Komunën  e Suharekës më atë të Shtërpcës”, ka deklaruar Kurti.

Murati për vendimet për shpronësim: Nuk po bëjmë fushatë

1 o. më parë / 19 sht 2025 11:03
Hekuran Murati

Photo: Driton Paçarada

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar se me vendimet për shpronësim të disa pronave, të cilat Qeveria i mori në mbledhjen e mbajtur të premten, nuk janë duke bërë fushatë. 

Ai ka thënë se Qeveria është në detyrë dhe duhet të vazhdojë punën. 

“Mbledhja e Qeverisë bëhet, sepse Qeveria është në detyrë, dhe siç e dini si zakonisht çdo dy javë kemi mbajtur mbledhje, pra kjo nuk ka të bëjë me fushatë, duhet ta vazhdojmë punën, këto janë vendime që hapin rrugë për shumë projekte infrastrukturore, që duhet të kompletohen, prandaj nuk shoh se pse kjo duhet të ndërlidhet, sepse megjithatë është niveli qendror, është qeveria qendrore, mund të ketë në nivele lokale nëse komuna të caktuara bëjnë prezantime të ndryshme pak para fushatës zgjedhore, kryetarët aktual që duan të rizgjidhen por në si qeveri vazhdojmë punën tonë”, është shprehur Murati.