Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marr vendim edhe për rritje të pagës minimale.
Ministri në detyrë i financave ka thënë se rritja do të bëhet në dy faza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga janari i viti 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pagën minimale, kur kanë ardhur në pushtet e kanë gjetur 130-170 euro.
“E rritëm në 264 euro më pastaj në 350 euro e tash ta rrisim në dy shkallë. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm 425 euro ndërkaq nga 1 korriku i vitit të ardhshëm 500 euro”, është shprehur Kurti.