Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme

qeveria e Kosoves

Foto: Driton Paçarada

Në një mbledhje elektronike të zhvilluar të premten, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro mbështetje për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme e të cilët janë prekur nga situata e sigurisë për shkak të luftës që ka shpërthyer në rajon.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar lërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të shkurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit. Në kundërpërgjigje, Teherani po godet me raketa edhe vendet arabe fqinje – vende në të cilat ka shqiptarë, siç ka njoftuar Ministria e Jashtme. Lufta mes vendeve po vazhdon.

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria ka ndarë 1,675,000€ për zbatimin e masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Në këtë pikë, 1.6 milionë euro janë ndarë në kuadër të bursës së mobilitetit për studentë dhe 75 mijë euro për mbështetjen e likuiditetin familjar, për mbështetjen e studentëve me shumën e njëhershme prej 100 eurosh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Qeveria gjithashtu ka autorizuar aprovimin e transfereve nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40 mijë euro, ka ndarë 370 mijë euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.