Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç dhe të gjithë pensionistët.
Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga këto mjete do të përfitojnë rreth 700 mijë persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme edhe mjetet tashmë janë ndarë.
Ai ka thënë se do të provojnë që gjatë ditës të bëjnë ekzekutimin e shtesave.
“Jemi duke bërë përgatitjet që të provojmë që sot gjatë ditës të bëhet ekzekutimit i shtesave për fëmijë dhe pensionet”, ka theksuar Murati.
Ai ka thënë se ka informata që për të hequr dorë nga përfitimi i këtyre mjeteve kanë aplikuar rreth 60 persona.