Qeveria në detyrë e Kosovës do të mblidhet fizikisht të dielen, në orën 18:00, në kuadër të lehtësimit të masave në Kosovë.
Mbledhjet e deritanishme të Kosovë, që nga përhapja e pandemisë, janë mbajtur onlinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është konfirmuar përmes rendit të ditës, të cilin e ka siguruar KOHA.
Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillave të ministrave për Reformën e Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike (MPBAP).
Ndërkohë, pikë e dytë e rendit të ditës mes tjerash është shfuqizimi i vendimeve të Ministrisë së Shëndetëisë lidhur me masat ndaj përhapjes së koronavirusit.
