Një muaj janë bërë qëkur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t`i shpallë jovalide dhe antikushtetuese dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit. Pas kësaj nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi, qoftë për sanksione e qoftë për të gjetur zgjidhje për funksionimin e atyre komunave, shkruan sot Koha Ditore.
Në anën tjetër, të dorëhequrit vazhdojnë të qëndrojnë pranë vendimit që e kanë marrë, të cilin e kanë arsyetuar pas taksës së vënë ndaj produkteve serbe e si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të serbëve në veri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal nuk janë deklaruar rreth kësaj çështjeje. Për njohësit e kësaj fushe, kjo situatë dëshmon se Qeveria nuk është e aftë aktualisht të organizojë zgjedhje të parakohshme në pjesën veriore dhe se në të kundërtën do të detyrohej të bënte kompromise me Listën Serbe.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)