Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria i mban gjallë trupat jokushtetues për dialogun

Foto: Driton Paçarada / KD

Qeveria është duke i mbajtur gjallë trupat jokushtetues për dialogun me Serbinë. Është duke e bërë këtë nëpërmjet mbajtjes në fuqi të një vendimi, me të cilin mbulohen pagat dhe shpenzimet e tjera, qoftë të Delegacionit shtetëror, qoftë të Zyrës së koordinatorit administrativ të dialogut, e cila ishte ngritur që të punojë për llogari të këtij delegacioni, shkruan sot Koha Ditore.

Më 24 dhjetor të vitit të shkuar kur Qeveria e kishte aprovuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit, kishe nxjerrë edhe vendimin për mbështetje financiare të këtij trupi jashtinstitucional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndahen mjete financiare në vlerë 300.000.00 (treqind mijë) euro sipas kërkesës së Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, thuhet në pikën e parë të vendimit. “Mjetet nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e paparashikuara... dhe barten në Zyrën e kryeministrit, nën programin e kabinetit të kryeministrit me kod 10700 në kategorinë e shpenzimeve – Mallrat dhe Shërbimet”.

Dokumenti obligon Ministrinë e Financave dhe Zyrën e kryeministrit për zbatimin e vendimit. Kësisoj, ai është duke u zbatuar ende, ani se ka më shumë se dy javë prej kur Gjykata Kushtetuese ka publikuar një Aktgjykim, sipas të cilit është jokushtetues Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit, i cili ishte miratuar në Kuvend, pas sponsorizimit nga Qeveria. (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)