Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria dhe opozita “përballen” nesër në kampin e futbollit në “Hajvali”

Qeveria e Kosoves

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) do të organizojë një turne të futbollit. 

Sipas njoftimit në këtë turne do të marrin pjesë 10 ekipe, duke përfshirë “një ekip të Qeverisë së Kosovës dhe një ekip që përfaqëson opozitën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipet e tjera thuhet se vijnë nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe ajo në Tiranë si dhe  nga KFOR-i gjerman.

Sipas njoftimit turneu fillon në ora 10.00 në Kampin Kombëtar të Futbollit në Hajvali të Prishtinës.

Ndeshja finale thuhet se pritet të zhvillohet rreth orës 15:30.