Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qershitë japoneze planifikohet të mbillen në shumë pjesë të kryeqytetit

Tridhjetë fidanë të qershive japoneze janë mbjellë të enjten, në parkun para ndërtesës së ish-Rilindjes.

Ky lloj i fidanëve, sipas qytetarëve, do të ndikojë në ajër më të pastër, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, Isak Rakovica, drejtor i ndërmarrjes “Hortikultura”, ka thënë se kjo ndërmarrje do të kujdeset për këta drunj dhe se të tillë duhet të mbillen edhe në pjesë tjera të qytetit.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe, ka thënë se fidanët e dhuruar janë shenjë nderimi për Kosovën, si dhe ka treguar që këto pemë njihen për rritje të shpejtë.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka çmuar kontributin e lartë të Japonisë për Kosovën, për një mjedis më të pastër. Japonezët më parë kanë dhuruar edhe kamionë pastrimi.

Në nëntor të 2018, komuna e Prishtinës ka subvencionuar ndërmarrjen publike “Hortikultura” me makineri për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në hapësirat e kryeqytetit do të mbillen edhe 6 mijë e 700 drunj dekorativë.