Ndonëse gazetaria prej kohësh është perceptuar si një profesion i dominuar nga burrat, sot shumicën e redaksive hulumtuese nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor e përbëjnë gratë.
Megjithëkëtë, të dhënat tregojnë se gratë edhe në këtë sferë janë më pak të pranishme nëpër pozita menaxheriale teksa më shpesh u rrezikohet siguria gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, si dhe janë cak i komenteve mizogjene dhe i nënshtrohen dhunës në sferën online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i këtij pyetësori është që të dëgjojmë më shumë mbi perceptimin e qytetareve dhe qytetarëve lidhur me pozitën e grave gazetare në shoqërinë e Kosovës.
Pasi që i pranojnë përgjigjet dhe komentet tuaja, gazetaret dhe gazetarët e redaksisë “KOHA” do t’i hulumtojnë të dhënat dhe, në rast se është nevoja, do t’ju dërgojnë edhe pyetje bashkëbiseduesve relevantë.
Hulumtimi pasues që do të përgatitet nga redaksia, do të publikohet si në edicionin digjital të gazetës “Koha Ditore” ashtu edhe në portalin “Koha.net”.
Ju faleminderit që merrni pjesë në përpilimin e përmbajtjes!