Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se partia në pushtet nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të ftuar për sot ku është paraparë të shqyrtohet propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Seanca ishte paraparë të fillonte nga ora 11:00.
Kusari-Lila ka thënë se si parti nuk do të marrin pjesë në seancën e ftuar nga PDK-ja.
“Arsyeja për këtë konferencë është që para opinionit publik të shpalosim qëndrimin e GP të LVV-së për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga PDK-ja. Që nga java e kaluar Grupi Parlamentar i PDK-së ka tentuar ta ndërrojë rendin e ditës së seancës për ta futur një pikë. Ne vlerësojmë që tendenca dhe qëllimi i PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë, nuk ka të bëjë me gjendjen dhe statusin e policisë, por ka të bëjë me arsyetimin se kinse Qeveria nuk është duke bërë sa duhet”, ka thënë Kusari-Lila.