Pesë persona janë arrestuar në shtetin e Nepalit në Azi, nën dyshimet se kanë mashtruar qytetarë për “shanse luksoze të punësimit” përfshirë në Kosovë.
Siç ka njoftuar policia e kryeqytetit në shtetin me rreth 30 milionë banorë, një nga të arrestuarit dyshohet se i kishte marrë rreth 250 mijë rupi (mbi 1400 euro) nga një viktimë me premtimin se do ta punësonte në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat tjerë dyshohen për mashtrime të ngjashme, por me destinacion Azerbajxhanin, Spanjën, Arabinë e Kanadanë, siç kanë raportuar mediat në Nepal.
Viteve të fundit janë rritur raportimet nga bizneset se po marrin forcë punëtore prej shteteve të Azisë, kryesisht Bangldeshit.