Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PTK-ja shpenzoi afro 37 milionë euro për marketing gjatë 14 vjetëve

Foto: Driton Paçarada / Koha

Afro 37 milionë euro ka shpenzuar Telekomi i Kosovës për 14 vjet për shërbime marketingu.

Kalimi i menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje, më 2008, nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit) tek institucionet qeverisëse të Kosovës, rriti edhe shpenzimet për këtë kategori, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga 1.5 milionë euro sa janë shpenzuar deri në shpalljen e pavarësisë, më 2008, kjo shumë është rritur për 288 për qind një vit më pas, përkatësisht në 6 milionë e 96 mijë euro.

Këto dhe të tjera të dhëna janë përfshirë në raportin e Komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK.

Rreth 4.8 milionë euro u shpenzuan për marketing edhe më 2010, për të regjistruar një rënie në 1.9 milionë euro në 2011, në kohën kur PTK-ja u nda në dy ndërmarrje, Telekom dhe Posta e Kosovës.

Megjithatë, gjatë viteve 2015,2016 dhe 2017, kur ndërmarrja e re Telekomi ka ulur fitimet, shuma e shpenzimeve për marketing ishte rritur në 3 milionë euro, përkatësisht në 3.9 milionë euro gjatë vitit 2016. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)