Një muaj janë bërë qëkur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u zotua për plotësim të kërkesave të Partisë Socialdemokrate (PSD), si kusht për votimin e Projektbuxhetit për këtë vit. Njëri prej kushteve është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Mirëpo, edhe një muaj pas dhënies së premtimit, zyrtarët e Qeverisë nuk janë përgjigjur nëse do të shkarkohet ministri që vjen nga Lista Serbe. Ata kanë thënë se i kanë votat për Projektbuxhetin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anën tjetër, zyrtarët e PSD-së kanë thënë se qëndrojnë pranë kushtit për shkarkimin e Rikalos, si dhe pranë kushteve të tjera rreth buxhetit.
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Buxhetin, por vetëm pasi Qeveria u zotua për përmbushjen e pesë kushteve të PSD-së, si kusht për votim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)