Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestohet sot para Gjykatës në Gjilan për vrasjen e trefishtë

Protestë

Një protestë është paralajmëruar të zhvillohet të premten para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë të dielën në këtë qytet.

Protesta është planifikuar të mbahet në orën 19:00, me qëllim që të shprehet pakënaqësi qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po kritikohet për neglizhencë dhe mungesë efektiviteti në parandalimin e krimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra tash e pesë ditë gjenden në arrati.

Ata dyshohen se vranë tre persona.

Ditë më parë muret e gjykatës  janë mbuluar me mbishkrime, si: “I keni duart me gjak”, “Drejtësia në shërbim të fajdexhive”.

Vrasja e trefishtë ka nxitur reagime të shumta edhe nga drejtues të institucioneve. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të këtij rasti sa më shpejt.