Arbëri

Protesta në Tiranë, Shqipërisë heq pagesën për Rrugën e Kombit

OVL UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se Qeveria e Shqipërisë, ka hequr pagesën në Rrugën e Kombit për 24 orë, nga ora 09:00 e datës 17 tetor deri në orën 09:00 të datës 18 tetor.

Lirimi nga pagesa është bërë për shkak të protestës që do të mbahet në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protesta në kryeqytetin e Shqipërisë është planifikuar të mbahet pas asaj në Prishtinë edhe në Hagë.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se në mesin e protestuesve do të jenë edhe politikanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim që nga viti 2020.