Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë kanë hyrë sot në grevë, në afat të pacaktuar. Kështu pronarët me autobusët e tyre sot nga ora 09:00 janë duke protestuar në fshatin Vranidoll.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” deri tek ky vendim erdhi për shkak siç thonë ata të mosplotësimit të kërkesës së tyre nga Komuna e Prishtinës karshi vendimit për lëshimin e linjave të reja transporti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kësaj shoqate ky veprim nga ana e Komunës së Prishtinës është bërë duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.
Shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë - Vranidoll, Prishtinë - Kozaricë dhe Prishtinë - Lluzhan - Sharban.
Edhe një muaj më parë, kjo shoqatë ka protestuar me të njëjtat kërkesa./KP