Tre serbët e arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, sipas Prokurorisë Speciale, kanë vepruar si grup kriminal.
Ky konstatim është theksuar në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilit të dyshuarve u është vazhduar masa e paraburgimit. Një kopje të këtij vendimi e ka edhe “Koha Ditore”. Aty jepen detaje dhe prova të reja, të cilat janë prezantuar nga Prokuroria rreth këtij rasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë të hënë Gjykata ka zhvilluar një seancë tjetër rreth paraburgimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ditë më parë e ka kthyer rastin në rivendosje. Për afro tri orë seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, duke pamundësuar qasjen e mediave dhe të publikut.
Bazuar në vendimin e Gjykatës, të dyshuarit: Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisa Markoviq, sipas Prokurorisë, kanë vepruar si grup kriminal. Ata dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë, zbulim i fshehtësisë zyrtare, si dhe armëmbajtje pa leje. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)