Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka iniciuar rast penal për kërcënimet ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani. Rasti është inicuar si vepër penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Presidenca paraditen e sotme ka thënë se është bërë thirrje për pushkatimin e presidentes Osmani, gjuhë të cilën e dënoi dhe kërkoi reagimin e institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur po ashtu se është autorizuar drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuardhe Krimeve të Rënda, për të hetuar në plotëni këtë rast.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Presidenca e Republikës së Kosovës në një reagim në Facebook paraditen e sotme, ka dënuar ashpër gjuhën ku, sipas saj, është bërë thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani.
“Kur në debat politik përdoret fjala ‘pushkatim’, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike”, thuhet në reagim.
Në reagim nuk u specifikuan personat ose rastet ku është bërë thirrje për “pushkatim” të Osmanit.