Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria në Turqi me aktakuzë për “gylenistët”, ajo e Kosovës ende s’ka aktvendim për hetimin e dëbimit të tyre

Foto: Koha

E ngathët është treguar Prokuroria Speciale në Kosovë, në raport me Prokurorinë në Turqi, në lidhje me rastin e gjashtë turqve të dëbuar nga Kosova vitin e kaluar, të cilët Turqia i pati cilësuar “gylenistë”.

Rreth një vit pas dëbimit të tyre me kërkesë të Turqisë, Prokuroria turke për të dyshuarit e paraburgosur kërkon dënime me burg nga 16 vjet e gjashtë muaj deri në 28 vjet e gjashtë muaj me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”, sipas raportimeve të mediave në Turqi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aktakuza ndaj të dyshuarve: Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit”, thuhet në raportimin e Anadolu Agency.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq, në fund të muajit mars të vitit të kaluar, ka rezultuar me shkelje, të cilat janë konstatuar nga instanca të ndryshme.

Megjithatë, Prokuroria e Shtetit nuk ka avancuar në hetimin e atyre që kryen dëbimin e jashtëligjshëm. Sipas burimeve të gazetës, prokurorja e rastit nuk ka nxjerrë as aktvendim për hetimin e ndonjë zyrtari të përfshirë në këtë dëbim.

Pesë nga gjashtë shtetasit turq, të cilët u arrestuan dhe u deportuan në Turqi, punonin në institucionet shkollore “Gulistan”, ndërsa njëri ishte mjek në Spitalin Amerikan.

Gazeta e ka kontaktuar koordinatorin për media në Prokurorinë Speciale, prokurorin Sylë Hoxha, i cili ka treguar se çfarë kanë bërë deri tash në këtë rast. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)