Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka dënuar ashpër kërcënimin që thotë se iu bë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.
Zyra e Kryeprokurorit përmes një komunikate ka njoftuar se lidhur me rastin menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin e merituar.
“Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka shprehur mbështetjen institucionale për prokurorin Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit.
-
Mbi 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhje
-
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb