Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje të gjata për hyrjet nga Serbia në Kosovë – në Merdare përleshen mërgimtarët

Edhe pas këshillave të shumta nga ana e Policisë së Kosovës për të shmangur pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët sërish po e zgjedhin atë.

Shumica e mërgimtarëve janë përballur me pritje deri në 1 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë. Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, e cila në faqen e saj në Facebook ka shkruar se, në anën tjetër, për të dalë nga Kosova pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët thonë se kësaj here, nuk është se kanë pritur edhe gjatë në pikën kufitare me Serbinë, pasi që pritje më të gjata ka pasur në atë të Kroacisë.

Ndërsa, ka edhe mërgimtarë që janë befasuar nga moskrijimi i problemeve në shtetin serb.
E Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar për KTV-në se gjendja e sigurisë në kufi është normale dhe e qetë. “Qarkullimi zhvillohet normalisht në të dyja drejtimet, përveçse pritjet në hyrje, sipas informacioneve aktuale, janë 60-90min”,

Gjashtë mërgimtarë janë ndalur nga policia, pasi që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Mërgimtarët janë rrahur mes vete dhe ekipi i KTV-së ka qenë në Merdare në kohën e përleshjes.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaje për arsyet e përleshjes.