Për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike, qytetarëve të kryeqytetit u është bërë thirrje që të kenë kujdes.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve dhe që të evitojnë qëndrimin pranë pemëve, objekteve e strukturave jostabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e kësaj drejtorie, thuhet se priten erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona.
“Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj. Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj”, thuhet në njoftim.