Nga viti i kaluar në vitin 2022, Komuna e Prishtinës po bart 44.4 milionë euro.
Për mospunë është kritikuar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe qeverisja e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFajtor për bartje të madhe është cilësuar edhe bllokimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar ndihmë nga Kombet e Bashkuara në lidhje me kontratat që po ngecin për shkak të OSHP-së.
Kryetari Përparim Rama në mbledhjen e Kuvendit Komunal ka thënë se OSHP-ja është problem i madh dhe një numër i madh i kontratave janë aty. Sipas tij, Prishtina po pëson në ndriçim e pastrim.
“Kemi shikuar dhe jemi duke pa mënyra alternative se si të organizojmë dhe planifikojmë projektet, Kemi takuar Kombet e Bashkuara dhe UNDP që disa projekte të shkojnë më prokurim të tyre derisa të zgjidhet problem me OSHP-në”, ka thënë Rama.