Pesë persona nga Kosova janë shpëtuar nga Policia e Vlorës të mërkurën në mbrëmje, pasi defekti në motoskaf ua kishte pamundësuar kthimin në breg.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në mesin e dy familjeve ishte edhe një fëmijë dyvjeçar. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, familjet kishin mbetur duke lundruar në det, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit.
“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
VIDEO:
Pamje nga momenti kur dy familje kosovare shpëtohen nga Policia e Vlorës?? Pamje nga momenti kur dy familje kosovare shpëtohen nga Policia e Vlorës Lajmi ? https://www.koha.net/r335691 Video ? Policia e Shqipërisë
Posted by Koha.net on Thursday, July 21, 2022