Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prezantohet projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Në konferencë për media, Aliu njoftoi se projekti në fjalë është prezantuar edhe në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbulu. Kemi ndarë 1 milion euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor", ka thënë ai.

Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova.

"Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhe transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave", shtoi ministri i Infrastrukturës.

Sa i përket kompanisë që merret me mirëmbajtjen e rrugëve në veri të Kosovës e që pronarët e saj janë futur në listën e zezë të SHBA-së, Aliu ka thënë se “jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të shohim se çka mund të bëjmë me kontratën që e ka fituar operatori i futur në listën e zezë të Amerikës”.

Image